Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka njoftuar mbërritjen në Tiranë të 3 senatorëve republikanë.

Sipas saj, ata do të kenë takime të rëndësishme me drejtuesit e vendit ditën e hënë.

“Mirëpresim me kënaqësi anëtarët e Kongresit të SHBA në Shqipëri. Senatorët republikanë Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake La Turner kanë ardhur në Tiranë për diskutime të rëndësishme me drejtuesit e Shqipërisë. Më shumë detaje do të mësohen nesër!” – shkruan ambasadorja. 

Trending