Tetë persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një koncert në natyrë në Festivalin Astroworld të reperit Travis Scott në Hjuston pasi turma nxitoi në skenë, thanë autoritetet të shtunën.

Scott po performonte kur, pak pas orës 21:00. sipas kohës lokale, turma filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës, duke shkaktuar panik.

Shkaku i tetë vdekjeve ende nuk është përcaktuar dhe hetimet janë duke vazhduar.

Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 27 vjeç, thanë zyrtarët në një konferencë të së shtunës pasdite. Ata gjithashtu konfirmuan se 25 persona u transportuan në spital, me 13 ende të shtruar në spital, përfshirë pesë të mitur. Askush nuk raportohet për të humbur në këtë moment.

“Nata e kaluar ishte tragjike në shumë nivele të ndryshme dhe ky është një hetim shumë, shumë aktiv,” tha kryebashkiaku i Houston, Sylvester Turner. “Dhe ndoshta do të jemi në të për mjaft kohë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.”

Trending