Ka përfunduar numërimi i votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën këtë të diel, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Kryeqytetin e ka fituar Përparim Rama i LDK-së i cili fitoi me rezultat në ngushtë përballë Arben Vitisë të LVV-së, me këtë të fundit që ka rezultuar një dështim në këto zgjedhje. (Lexo edhe)

Lista e kryetarëve të rinj:

-Perparim Rama eshte kryetari i ri i Prishtines.

-Shaqir Totaj ka fituar zgjedhjet ne Prizren.

– Ardian Gjini mposht Kusari-Lilën në Gjakovë.

-Alban Hyseni fiton zgjedhjet ne Gjilan.

– Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, ka shpallur fitoren në Podujevë.

-Besim Ilaz i Partisë Demokratike të Kosovës ka marr 53.20% të votave ne Kacanik.

-Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka dal fitues i zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.

-Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dal fitues i zgjedhjeve në Fushë Kosovë

-Ferid Idriz fiton zgjedhjet ne Vushtri.

-Sokol Haliti fiton zgjedhjet në Viti.

-Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje fiton zgjedhjet ne Kamenice me 53.11% të votave.

– Ilir Ferati i LDK-së fiton zgjedhjet ne Istog.

– Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fiton zgjedhjet në Klinë.

-Xhafer Tahiri, Iniciativa Qytetare, fiton zgjedhjet në Obiliq.

-Ruzhdi Shehu i LDK-se, ka fituar me vetëm 29 vota diference komunën e Janikut.

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje është kryetari i ri i Shtimes

-Lista Serbe me kandidatin VLADAN BOGDANOVIĆ i ka fituar zgjedhjet në Komunën e Kllokotit.

Trending