
Pas barazimit 0-0 kundër Irlandës së Veriut në raundin e fundit të kualifikuese të Kupës së Botës, Italia është një nga 12 kombëtaret evropiane që do të luftojë për një nga tre vendet e mbetura për në Katar. Azurrëve u duhet të luajnë një gjysmëfinale dhe një finale marsin e ardhshëm dhe për të arritur synimin atyre u duhet të punojnë shumë si në aspektin fizik dhe atë taktik.
E pikërisht për këtë ka menduar Seria A, e cila mund t’i japë dorë kombëtares së saj.
Kështu, siç zbulohet nga “Gazzetta dello Sport”, pritet të miratohet një propozim i cili synon shtyrjen e ndeshjeve të javës së 30-të (fundjavë 19 dhe 20 mars). Kjo do t’i mundësonte Roberto Mancinit të kishte grupin sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të përgatitet për ndeshjet që do të zhvillohen midis 24 dhe 29 marsit 2022.
Pas mungesës në Kupën e Botës në vitin 2018, Italia nuk dëshiron të rijetojë një tjetër traumë të tillë dhe për këtë arsye nuk dëshiron të kapet e papërgatitur. Në listën e fundit të Roberto Mancinit, vetëm Gianluigi Donnarumma (PSG), Emerson Palmieri (Lyon) dhe Jorginho (Chelsea) luanin jashtë Italisë, kështu që kjo masë do të kishte kuptim.


You must be logged in to post a comment.