
Po forcohen gjithnjë e më shumë dyshimet se në autobusin e ‘Besa Transit’ ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit, shkruan Alsat të mërkurën.
Në aksidentin e së martës në Bullgari, vdiqën 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë.
Ekspertët e trafikut, duke përfshirë sekretarin e sigurimit të qytetit të Pernikut, Vasko Pirgov, thanë se autobusi ka qenë dizel, karburant që shumë vështirë mund të shpërthejë për të shkaktuar një shpërthim kaq të fuqishëm.
Hetimi duhet të përcaktojë nëse shpërthimi është shkaktuar nga nafta që ishte vendosur para autobusit, apo nga materiale të tjera të ndezshme, por të gjitha këto pretendime duhet të përcaktohen nga autoritetet hetimore. Të dhënat fillestare për aksidentin e tmerrshëm do të publikohen nesër në një konferencë për media nga Prokuroria bullgare.

