Dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, janë viktima të sulmit të rëndë me armë në Deçan. Emrat i kanë publikuar mediet kosovare.
Kufomat e viktimave që vdiqën në tragjedinë në Gllogjan janë larguar nga Spitali i Pejës
Pas sulmit tragjik me armë ndaj një autobuzi me nxënës në Kosovë, ka reaguar zëvendëskomandant i Policisë në rajonin e Pejës, Veton Elshani.

Në reagimin e tij, Elshani ka thënë se nuk ka arsye të besohet se të shtënat në Deçan, që morën jetën e tre personave, lidhen me ndonjë akt terrorist.Nga tre të vdekurit, dy janë nxënës, ndërsa i treti shofer i autobusit. Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxënësit më vonë, pasi s’kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.
Një person i katërt është duke u trajtuar në këtë spital. Ai është jashtë rrezikut për jetë.
“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist apo sulm në tërësi në autobus. Një person i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Policia është në vendin e ngjarjes. Njësitet e krimeve të rënda janë në vendin e ngjarjes. Po hetohen të gjitha pistat. Të gjithë jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elshani.


You must be logged in to post a comment.