Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.

“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj”, thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në ‘Marriot’ Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA.

Trending