Sot eshte ndare nga jeta ne moshen 50 vjecare,ish portieri i Apolonise dhe Bylisit Arben Sinani.Vdekja e parakoheshme e gardianit te portes ka ndodhur per shkak te infektimit me Covid 19.Shumekush e ka njohur gardianin fierak i cili ishte nje futbollist i talentuar qe per vite me rradhe ka mbrojtur porten barshejeshile te Apolonise dhe per tre vite edhe ate te Bylisit.Kacja sic te gjithe e flisim ishte nje njeri serioz dhe perhere i qeshur per vete karakterin sportiv qe ai mbarte.Ai u be nje faktor determinant ne fitimin e ndeshjes fianale te Kupes se Shqiperise nga skuadra fierake ne vitin 1998 ndaj skuadres lushjare.Me vone ai do te perfaqesohej me dinjitet edhe me Bylisin ne vitet 2002-2003 ne ndeshjet e Uefas ku u dallua per perfomancen e mire sportive ne te gjitha paraqitjet e tij.Ikja pata kohe e gardianit fierak padyshim qe ka pikelluar jo vetem familjaret e tij por edhe mijera tifoze fierak qe e respektonin portierin e tyre.

Ne emer te sofres shprehim ngushellime familjes.

Arber Emini.

Trending