
Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme ka vendosur që mjekët e profesorët që punonjë në në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që deklarojnë pasurinë. Ky vendim është marrë me kërkesë të zëvëndmistrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu. Kërkesa e Sallahut u miratua me shumicë votash nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat të pranishëm në mbledhje.
“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë Sallahu.
Ky projektligj pritet që të miratohet edhe nga Kuvendi.

