Basha humb qetësinë pas shkarkimit, kërcënon kryetarët e degëve. Por vendimet e tij janë nul

Lulzim Basha ka tentuar të zhvillojë një mbedhje Kryesie me anëtarë të shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar. 

Lulzim Basha u shkarkua pak minuta më parë nga votat e 4446 delegatëve demokratë. 

Gazetari i SYRI-t Ermal Rizai raporton se në ‘mbledhjen e cunguar të Kryesisë së shkarkuar, Basha ka propozuar sanksione për kryetarët e degëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD të ditës së sotme’. 

Janë 11 drejtues të degëve lokale të Partisë Demokratike që janë kërcënuar nga Lulzim Basha. 

SYRI mëson se drejtuesit e degëve lokale të kërcënuar me shkarkim janë kryetari i degës së Tropojës, Shijaku, Fushë-Krujës, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Por çdo vendim që do të marrë ish-kryetari i PD dhe Kryesia e shkarkuar janë nul dhe ilegjitime.  

Drejtimi i PD-së nga dita e sotme i kalon Komisionit të Rithemelimit prej 29 anëtarësh me mandat deri në 22 mars dhe zgjedhjen e një kryetari të ri me votim nga anëtarësia.

Burime nga mbledhja e ish-kryetarit të PD: 

“Te pranishem 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen nga kujesi, te tjeret nuk kane ardhur se ndihen te veteshkarkuar. 

Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos. 
 
Propozimi për rendin e sotëm të ditës.

1. Hapi i pare qe duhet hedhur eshte rhirrja e keshillit kombetar neser. Parashtrimi i nje rezolute per qendrimin e keshillit kombetar per ceshtje si: kursit te ndjekur nga pd per vlerët properendimore pro nato dhe shab dhe qendrimi ndaj disa anetareve te saj per shkeljen e   statutit

2. Marrja e disa masave disilplominore qe jane ne tagrin e tij

3. Qëndrim politik nga Kryesia

4. Marrja e masave qe ajen tagrin e kryesise. P.sh shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan te zbatojne vendimin e Kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor.

© SYRI.net

Trending