
Kuvendi i 11 dhjetorit në mbështetje të Sali Berishës ka vendosur organizimin në 18 dhjetor (pra të shtunën tjetër, kur Basha ka thirrur kuvendin e tij), organizimin e një referendumi për të zyrtarizuar shkarkimin e Lulzim Bashës. Motivacioni i këtij shkarkimi është për shkelje të statutit dhe marrje të vendimeve personale.
Belind Këlliçi ka bërë të ditur edhe procedurën që do të ndiqet. Fillimisht qe Kuvendi Kombëtar që votoi me votë të fshehtë në mjediset e stadiumit kombëtar, shkarkimin e kryetarit. Në total kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në momentin e shpalljes së votimeve. Prej tyre, 4491 delegatë kanë votuar. Prej delegatëve që kanë votuar, 4446 delegatë votuan pro, 36 kundër dhe 9 e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme
Më pas, pikërisht në ditën kur Basha ka thirrur kuvendin e tij e gjithë anëtarësia do të votojë për të njehsuar votimin e kongresit. Vështirësia e kësaj nisme është se deri më tani shumë kryetarë degësh, në kundërshtim me votën e atarësisë janë besnikë të Bashës dhe janë atë që disponojnë çelsat, kyçet dhe bravat e selive ku normalisht duhej të ngriheshin vendet ku do të bëhej votimi i referendumit.Kjo, lëvizje që deri më tani ishte mbajtur e fshehtë nga Berisha ka dy qëllime kryesore. Së pari ajo e lë fatin e Bashës ne dore të antarësisë dhe jo të një pakice. Meqë Basha ishte zgjedhur me një anëtar një votë në verën e kaluar, ai do të shkarkohet po me të njëjtin parim.
Më parë kuvendi i PD kishte votuar hapur pra me ngritje dore edhe të nënkryetarëve të partisë, të Sekretarit të saj të përgjithshëm dhe të anëtarëve të kryesisë të zgjedhur jo sipas normave të statutit. Për ti hequr çdo mundësi manipulimi të shkarkuarve ai ka ndryshuar edhe vulën e partisë me miratimin e benit 8 në statutin e ri.
©Lapsi.al

