Pas 2 orësh diskutimesh dhe ku debatet kanë qenë të pakëta ose minimale për shkak të mungesës së mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha u miratua u miratua një rezolutë ku dënohet Kuvendi i thirrur nga Berisha.

DISKUTIMET

Lulzim Basha: Me nje vendim te paligjshem, antistatutor, percares, Berisha pezulloi dhe keshillin kombëtar. Ju jam mirenjohes per perpjekjen tuaj dhe ata qe perfaqesoni, qe te mos prevalojne retorikat percarese. Kjo eshte rruga e vetme qe te shkojme perpara.

Jemin Gjana – Jam sot se jam votuar per te qene ne nje institucion legal te PD. Jam votuar nga ju qe jeni sot ketu dhe nga disa qe ishin dje atje. Jam ketu sepse si i vetmi individ, ndjese per modestine, kam 30 vite e 3 muaj ne kuvendin e pare te PD qe jam pjese e kesaj trupe pa asnje nderprerje. Nuk e ka askush kete luks do ta quaj. Ne kryesi u kam thene kolegeve qe asnjehere qe nga dita e pare dhe deri sot nuk jam ne as ne partine e Berishes, as Selamit, as Shehut, as Bashes. Jam ne PD dhe jam sot ketu se kam qene 30 vite pa nderprere tek institucionet legale te PD. Jam pro vendimeve te marra ne kryesine e PD. Nuk po perjashtojme ata qe kane shkuar ne stadium. Ata jane te lire te shkojne kudo. Ata qe kane bere nje grup 29 siç kemi bere ne 97, ata nuk mund te jene ne 2 vende. Jam pro rezolutes, por dua te them se ne kemi leshuar terren pas 15 nentorit. Ne kemi dale ne 97’en me automatik. Kishim probleme me tanet, me grupet e armatosura. Por njerezit nuk i leshuam dhe ne nuk duhet t’i leshojme njerezit. Trupa e PD duhet te shtrihet ne teren. Atje duhet ta bejme debatin.

Roland Bejko – Ne nuk duhet te injorojmë takimin e djeshem, sado te ishin, megjithese ishin me pak sesa duhen per te nxjerre nje deputet. Ata jane demokratë. Per shumicen mendoj se i kane bashkuar interesat politike, te karrieres, apo nuk duan Lulzim Bashen. Interesat u kryqezuan ne kete forme. Demokratet donin qe PD te vinte ne pushtet. Te merzitur pas humbjes, te shqetesuar se nuk shikojne perspektive, me besim te thyer. Berisha i kuptoi interesat e tyre që duan nje PD te mirefillte, te jete meritokracia qe ben perzgjedhje, te kete perkohshmeri dhe jo perjetesi ne poste. Ate qe diskutojme te gjithe. Dhe ua dha kete. U thote qe kete e bej une, megjithese per 30 vjet nuk e beri. E beri per interes personal, qe te marre partine. Me vjen keq qe e shoh ne kete pozite te veshtire. Per nje burre shteti interesi i pergjithshem duhet te prevaloje mbi interesin personal (duartrokitje). Kam mbajtur shenim genjeshtrat. Ka thene Edi Rames i duhet 10 vjet te arrije Lul Bashen. Dje u mor dhe me punet e bashkise. Aty mendova qe nuk ka me kuorum. Cfare te bejme? Di qe partia eshte formacion disipline. “Morali eshte ombrella e te dobëtit” thote Niçe, por PD nuk eshte prone personale, eshte sakrifica e mijera demokrateve. Ai ka kontribut te jashtezakonshem, eshte lider i forte, por nese do te isha ne vendin e tij, do te isha terhequr per hir te sakrifcave te demokrateve. Kush do ta mbaje partine te bashkuar? I bie kryetarit qe eshte zgjedhur, kryetarit legjitim. Ne nuk duam te kalcifikohemi. Te mbajme parti te vogel. Nuk themi dot ne jemi me te miret. Zoti Basha ju del detyre te kaperceni Sali Berishen, te kaperceni veten. Kuvendi i 18 eshte sfida juaj qe je kryetar i vetem, pa pengese, me mbeshtetjen e kryesise, të keshilli kombëtar dhe te kuvendit. Qendrimi juaj duhet te binde ata demokrate qe ju do te beni nje PD qe te gjithe e duam. Do te jete nje kuvend i veshtire, por eshte detyra juaj te keni bindes, te krijoni nje perspektive te qarte. Te ftojme demoratet te jene ketu me ne, te marrim sanskionet ndaj atyre anetreve të krysise qe nuk respektuan vendimin.
Ferdinand Xhaferri- Ka zera qe thone kryetari nuk bind. Po, e vertetë, sepse mes nesh ka qene dyshimi a kemi nje kryetar apo kemi 2? Tani eshte koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Per rezoluten propozoj te perfshihet vizita e Eskobarit, pasi mesazhi qe ai dha ishte nisja e vizites nga PD. Ne lidhje me 18, dua te them qe gjate kesaj kohe e kane mbajtur kryetaret e degeve. Deri ne 18 peshen duhet ta mbajme te gjithe per nje kuvend model.

Lulzim Basha: Persa kohe me keni besuar PD nuk ka per të patur kurrë asnjë perjashtim të propozuar nga unë. Nuk mbaj dot me forcë njerëz që nuk ndihen të lidhur me demokratët dhe vlerat tona. Prandaj dhe masat e propozuara nga kryesia, nuk jane perjashtim, por shkarkim nga funksionet per shkak te dhunimit te vendimeve të kryesisë dhe demtimit te interesave elektorale te PD.

Trending