Kryetarii PD qëndroi për 4 orë me radhë i kyçur brenda PD-së, ndërsa doli prej aty vetëm kur Berisha u largua. Deputeti Basha njoftoi konferencë për mediat dhe përpara gazetarëve hodhi akuza ndaj Berishës dhe demokratëve. Ai e quajti Berishën komunist që dogji Shqipërinë në ’97. Gjithashtu, sipas deputetit Basha, Berisha është tub oksigjeni që mban gjallë regjimin.Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminale që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Me gjithën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD. Apo t’i kthejë ata në një batalion non-grata të vetes dhe familjes ë tij non-grata nga SHBA. Ky ishte spektakël i shëmtuar i së kaluarës.Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar. Berisha s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur, pa i thyer dhëmbët”, tha Basha.

Sot nuk ka demokrat që nuk është i qartë. Në kulmin e dëshpërimit ku Këshilli nuk iu përgjigj thirrjes për bojkotim sot ndërmori një akt që i kujtoi shqiptarëve një nga kohët mjë të hidhurat nga një kiohë e mbrapshtë. Asnjë demokrat, as anëtarët e Këshillit Kombëtar të cilët dje refuzuan thirrjen për bojkot votuan dhe vendosën dhe asnjë anëtar i asaj që do të mblidhet në mënyrë madhëshore me 18 dhjetor do të marrin pjesë me vendosshmëri në një proces politik shprese.  Ky proces do të përfundojë me sukses dhe shqiptarët do të vijnë në pushtet. Regjimi nuk do të largohet më një non grata por mëe një parti krah SHBA-ve mbështetja e të cilëve është shprehur nga shkallët e kësaj selie. Berisha është tubi i vetëm i oksigjenit që mban gjallë regjimin. Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, të shqiptarëve me mbi 50% të shqiptarëve që nuk shtrojnë më shumë se një vakt në shtëpi merremi me tollovin ë e Berishës. Nuk ia fal kurrë këtë dhe nuk ka demokratë që do ia falë. Berisha është bërë një barrë për PD-në”– tha ai. 

Trending