Zbardhen emrat e dy personave të tjerë të arrestuar sot bashkë me Lefter Kokën.

Bëhet fjalë për biznesmenin Klodian Zoton dhe për Stela Gugallia, administratore e inceneratorit të Elbasani

 kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.100, datë 12.12.2021 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:Caktimi ndaj personit nën hetim L.K. i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimi ndaj personit nën hetim K.Z. i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimi ndaj personit nën hetim S.G. i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal’, thuhet në njoftimin e SPAK

Trending