Kujtim për Ilir Laze Dano , Fier !
Është detyra jonë të kujtojmë e të shkruajmë për këtë njeri me shumë vlera në qytetin e Fierit Ai nuk jeton më , eshtë viti i dytë që i mungon familjes, shoqërisë , arsimit dhe socilistëve fierak. Njohja ime me Ilirin i ka fillimet në vitet tetëdhjetë kur ai kandidonte për këshilltar i rrethit Fier , në fshatin Aranitas, Mallakastër. . Nga ky moment kemi ecur në të njëjtën rrugë përparimi. Vitet nëndedhjet Ilirin e pozicionuan në të majtë demokratike që e kërkonte Shqipërinë si gjithë Europa, duke qënë nga socialistët e arsimit , i rreshtuar që orët e para. Megjithëse në vitin 1992 e pushuan nga puna e mësuesit në gjimnazin “ Janaq Kilica “ në qytetin e Fierit , kryesisht për bindje politike në të kundert me ata që erdhën në pushtet më 22 mars 1992. Ai punoi privat dhe sherbeu si shitës ambulant i kancelarive shkollore që i siguronte jashtë shtetit . Ilir Dano njihet si një intelektual ekselent shumë aktivë në qytetin e Fierit me njohje dhe rrespekt të veçantë. U dallua për punë sistematike në organizatat socisliste të arsimit e të qytetit, si anëtar në këshillin e bashkisë, dhe veçanërisht në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier, si përfaqësues i PSSH. Në të gjitha detyrat që ka kryer Iliri është dalluar për intelegjencë shëmbullore për zgjuarësi, për thjeshtësi, për novatorizëm dhe sjellje korekte me kolegët, nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij. Unë e kam ndjerë shumë nga afër ndihmën dhe kontributin e këtij shoku brilant që sot na mungon. E kujtoj me rrespekt këtë njeri të pa përtuar , me bindje të konsoliduara dhe shumë kopetent në fushën e tij.
Homazh për këtë njeri të mirë që do të mbahet mënd për thjeshtësinë dhe buzagazin e tij . Qoftë i pa harruar miku ynë , Ilir Laze Dano !
Faleminderit miq !

Nga Ladi Shehu

Trending