Kjo Apoloni nuk bind.
Ku eshte “Brigada C” frymezuesja e skuadres bardhejeshile.
Sot fale televizionit Mcn kam ndjekur me kersheri derbin e prefektures midis Apolonise dhe Bylis.Pertej rezultatit qe nuk prodhoj ate qe realisht u luajt ne fushen e blerte,rezultati me i drejte do te ishte barazim.Edhe pse fieraket humben 2-3 raste shume te pastra u ndeshkuan ne fund-loje nga nje gol qe mund te evitohej nga mbrojtja dhe portieri.Me beri shume pershtypje paraqitja e lojtareve te huaj te cilet me perjashtim te Orekesit qe tashme ka vite qe luan ne futbollin shqiptar,lojtaret e tjere ishin nen nivelin e lojtareve te ardhur tek skuadra e pare nga ekipet zinxhir te Akademise vendase.Nuk e di se cilat kane qene aresyet e ketyre “prurjeve” qe kane penalizuar jo pak lojtaret fierake bio, te cileve trajnieri spanjoll u le shume pak hapeire ne fushen e lojes.Llogjika ta do qe aktivizimi i tyre duhet te behet kur niveli i tyre e kalon ate te Omerit ,Kacanollit apo Rakipit por me sa pashe ata ishin nen nivelin e tyre.Nese presidenca kerkon rikthimin ne elten e futbollit shqiptar kete sezon,ne merkaton e janarit ajo duhet te nderhyje fort qe tifozet e munguar ne shkallet se stadiumit “Loni Papuciu” te rikthehen plot dashuri per skuadren e tyre.
Ku eshte “Brigada C “?
Ajo qe me ka habitur shume ne kete ndeshje ishte se tribuna C dikur “streheza “me e dashur e perkrahesve me te zjarrte fierake ishte pothuajse pa asnje spekatore. Megjithese nga “Shoqata Apolonia 1925” u be shume pune ne rrjetet sociale,nga brohoritjet qe degjoheshin ne ekranin e televizorit degjoheshin me shume tifozet e skuadres ballshiote.Ku eshte “Brigada C” shpirti dhe zemra e Apolonise?Sma do zemra qe ata te jene merzitur aq shume me skuadren e tyre sa qe edhe ne ndeshjet derbi te mungojne ne shkallet e stadiumit me brohoritjet e tyre? Shpresoj shume qe te mos jete kjo aresyeja e mungeses se tyre.Dikur kur skisha obligime jam ndjere mire mes tyre dhe me pelqente organizimi dhe perkrahja qe ata i benin skuadres gjate gjithe lojes. Lus zotin qe ata shume shpejt te rikthehen ne mbeshtetje te skuadres sepse Apolonia pa perkrahjen e tyre eshte nje skuader pa “oksigjen”.Shpresoj qe nepermjet rrjeteve sociale kjo mungese te gjej nje zgjidhje sepse nese e duam Fierin tone te lulezuar dhe begatuar padyshim edhe skuadra e futbollit dikur dashuria dhe krenaria e qytetit tone,duhet te rikthet ne eliten shqiptare te futbollit.Kohe per eksperimente nuk ka ,ndaj te gjithe ta perkrahim skuadren bardhejeshile qe ne pak sforco me djemte e rinj te “prodhimit “ vendas mund te na bej serish te lumtur.

Arber Emiri gazetar sportiv tviliria

Trending