
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeminstri i vendit Edi Rama ka bërë një urim për festën e Krishtlindjes. Në postim Rama ka vënë një ikonë të pikturuar nga ikonografi i madh shqiptar Onufri. Ikona paraqet skenën e lindjes së Krishtit në grazhdin e Bethlehemit 2023 vite më parë.
Rama shkruan se kjo tablo është pikturuar në atelienë e Çetirëve dhe është simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit. Kryeministri e mbyll postimin duke uruar bekime dhe festa të bardha.



You must be logged in to post a comment.