Mjeku Besnik Jakaj foli ditën e sotme në Fax News në lidhje Skype. Për gazetaren Alesia Dosti ai komentoi vendimin e qeverisë për autonominë spitalore në disa spitale të vendit duke filluar me Spitalin Rajonal në Fier.

Jakaj shprehet se kjo është një demagogji e rradhës nga qeveria pasi nuk zgjidh problemet reale që kanë spitalet dhe sistemi shëndetësor.Ai shprehet se tarifat për shërbime në spitale janë shumë të larta në krahasim me të ardhurat e qytetarëve. Pra autonomia spitalore për të nuk sjell asnjë gjë në raport me shërbimin ndaj qytetarit.

Besnik Jakaj: E shoh si një demagogji të rradhës në kuadër të problematikave që ka sistemi shëndetësor të pafundme. Nuk është ky probemi apo që e rregullon problemin shëndetësor. Nuk janë bërë studime, nuk janë vendosur pika lidhëse. Kjo do studim, do të përcaktohet, tarifa në raport me të ardhurat e qytetarëve është e lartë. E njëjta tarifë është në privat dhe klinika private. Çfarë avantazhi ka një qytetar kur shkon në klinika private. Tarfia është e njëjtë, na varësi edhe të specialiteteve. Në privat ekziston mundësia qytetari mund të bëjë edhe analiza. Është gjë e mirë që u vihet në ndihmë për të rritur të ardhurat mjekëve të ndryshëm por nuk sjell asnjë gjë në raport me shërbimin me qytetarin.

Është tarfië e lartë ekstreme për spitalet shtetëore. Janë praktika të njohura për spitale në BE. Janë më të ulëta në spitale shtetërore të BE-së se sa i kemi përcaktuar. Shqetësimi është tarifa shumë e lartë. Dhe nuk janë detajuar problematika të tjera që mund të jenë si pasojë e këtij vendimi. Kush do ti bëjë, kush është orari? Ku do ti bëjë?

Qytetari paguan për shëndetin e tyre dhe kjo është element demagogjik që nuk zgjidh problemin por fut në një rreth vicioz. Autonomia Spitalore duhet të definohet me akte nënligjore.

Trending