U trishtova pa fund, kur miku im Piro Furxhi, nga Filadelfja, më njoftoi se Kristaq Themi Pone, ishte ndarë nga jeta; ndërsa unë, sapo kisha uruar, bashkëshorten e tij, për ditën e verës, më 14 Marsin, pa e ditur se Ai, ishte ndarë nga jeta. Bashkëshortja e tij Maria, më konfirmoi lajmin e hidhur, duke m’u përgjigjur: “Faleminderit Harilla! Kristaqi na la!” Për fat të keq, m’u desh të kthej urimin në ngushëllim për bashkëshorten, djemtë, bashkëshortet e tyre, nipërit dhe mbesat. Nuk doja ta besoja këtë ndarje të shpejtë! Si përherë, prisja të festonim këtu në Fier, datëlindjet tona më 8 dhe 10 Janar! Do të festonim ditën e emrit të prindërve tanë, më 20 Janar, që për këtë vit, e bëmë me një bisedë të gjatë telefonike e që për fat të keq, ishte edhe telefonata e fundit. … Do të të kujtoj si një njeri model, një myzeqar fisnik, një bashkëshort, prind, gjysh dhe për mua një mik i veçantë, një punonjës i mrekullueshëm i ish N.B.Grecalli, por edhe si kryetar i fshatit Mbrostar i përkushtuar ne shërbim të komunitetit !
… Krenar që kisha një mik myzeqar zemre dhe ke për të mbetur kurdoherë i paharruar! … Një dhimbje e madhe është humbja juaj i miri myzeqar Kristaq Themi Pone!
… U prehsh në paqe miku im !
… LAMTUMIRË!
… Harilla Mile
Fier, 15 Mars 2024

Trending