
Serisë së dokumentareve të Netflix-it «Rugetimi i tiranëve» i shtohet edhe nje titull i ri – ´Svetlana Alliluyeva, vajza e Stalinit’
Fati i Svetlana Iosifovna Allilouïeves, fëmijës së fundit dhe vajzës së vetme te Stalinit, ofron një përmbledhje mbresëlënëse të historisë së shekullit të kaluar. Pas një fëmijërie në ´kafazin e artë’ të Kremlinit, një sërë tragjedish e detyrojnë atë të mohojë trashëgiminë e saj atërore. Dëshmitare e zhdukjes ose arrestimit të shumë të afërmve dhe miqve, ajo u vu nën mbikëqyrje të rreptë pas vdekjes së babait të saj në vitin 1953. Duke përfituar nga udhëtimi i saj i parë jashte kufijve në 1967 (me leje te posaçme te Brezhnjevit) dhe qëndrimi 2 javor në Indi, ajo arratiset në Perëndim ku kaloi njëzet e pesë vitet e fundit të jetës së saj në azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku mori edhe shtetësinë. Martha Schad, biografja zyrtare e Svetlanës, paraqet në kete dokumentar fragmente nga intervistat me të dhe me njerëzit e afërt të saj. Skenat e rindërtuara plotësojnë arkivat e shumta të pabotuara.
Nga Edlira Dedja post in fb


You must be logged in to post a comment.