
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arjan Peço, e ka parë humbjen ndaj Kilit si një hap mbrapa të kuqezinjve në raport me të kaluarën e tyre.
“Ishte një ndeshje shumë e dobët të them të drejtën. Një ndeshje që të lë një shije jo të mirë, duke patur parasysh atë çfarë kemi parë nga ky ekip sa u përket rezultateve. Sot jo vetëm rezultati, por as loja nuk ishte në nivelin e duhur.
Ishim gjithë kohës me një kohë vonesë me kundërshtarët, shumë flegmatikë, aspak dinamikë në veprime. Nuk kishte strategji të caktuar, thjesht ishim spektatorë dhe më tepër se sa aktivë, ishim gjithë kohës në reagim pas asaj që ndodhte në fushë. Për mendimin tim, sot ishte regres i ekipit kombëtar”, tha Peço për :SuperSport” pas sfidës.
“Rezultati nuk është aq i vërtetë. Sepse në minutën e fundit pësuam dy gola, sot nuk kanë ecur gjërat siç donim. Ndoshta është një mësim. Si ekip do na ndihmojë kjo humbje, sidomos 3-0, duhet të kthehemi me këmbë në tokë. Problemi është që në futboll gjithçka është e mundur, kishim shumë gabime, ne çdo repart, gabime te thjeshta që nuk i kemi bërë me përpara. Me mirë tani ky mësim sesa me vonë.
Besoj që euforia mund të jetë e mirë, por ndonjë humbje te bën mirë, kur gabon mëson, te bën mirë kjo humbje dhe të mëson për ndeshjet e tjera. I njohim pak a shumë si lojtarë sepse i kemi shikuar nëpër video, ndoshta ndeshje si ekip jo shumë, por si lojtar po. Kemi hyrë në fushë për të treguar se e meritojmë vendin ku jemi, kemi bërë shumë gabime që më përpara nuk i kemi bërë”,- tha Gjimshiti për “Super Sport”.
“Ndeshja nuk vajti siç e kishim përgatitur. Kili ka lojtarë të mirë. Tani euforia e kualifikimit në Europian ka mbaruar, duhet të stërvitem që në ndeshjen e ardhshme të japim edhe më shumë
Nuk ishte çështje emocionesh, nuk na doli loja. Tani të stërvitmi, të shohim rastin tjetër me ndeshjen në Suedi.
Besoj se e kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe stili i Kilit që beri presion lart, na pengoi pak se kishim distancë nga mesfushorët. Por besoj se trajneri do na tregojë video ne ditët në vijim. Duhet të përmirësohemi, të lëmë llafet dhe asgjë tjetër”, tha Manaj për “SuperSport” pas ndeshjes.
“Jam i lumtur për ekipin, tregoi dëshirë. Të rinjtë vrapuan gjatë gjithë ndeshjes, kjo na mungonte, njerëz që vraponin, që ishin aty, vraponin për shokët e skuadrës. Kjo është ajo që u pa sot.
Përfshirja në skuadër ishte e shkëlqyer. Unë vij në grumbullim pasi kam luajtur pak ndeshje, është e vështirë të kthehesh në formë në këtë mënyrë.
Tani do të luajmë kundër Francës, nënkampionit të botës, një rival i shkëlqyer që të shohim se për çfarë jemi të përgatitur”, theksoi futbollisti kilian.
PANORAMASPORT.AL


You must be logged in to post a comment.