
Kënaqësi e jashtëzakonshme të shikoje dhe dëgjoje koncertin që u organizua sonte ne sallën e koncerteve “Maria Rafael” pranë shkollës së muzikës “Jakov Xoxa”. Ishte një koncert dinjitoz, i pregatitur me profesionalizëm nga petagogu i shkollës, muzikanti dhe kompozotori i talentuar Erjon Sheme. I gjithë repertori ishte zgjedhur me shumë kujdes dhe finesë, ishte pregatitur me shumë profesionalizëm me korin e shkollës, i cili ekzekutoj shumë bukur, me një intonacion perfekt, me shumë muzikalitet dhe ajo që mbizoteronte në këtë kor ishte disiplina artistike dhe unifikimi perfekt i fjalëve, i cili edhe sepse ishte kor, fjala degjohej aq qartë, sikur te ekzekotohej vetëm nga një solist. Në repertor përfshiheshin pjesë dhe këngë të ndryshme, duke filluar që nga ato klasiket e deri në Acapela e këngë të tjera moderne, të kompozitorëve shqiptar dhe të huaj, si Çesk Zadeja, Vakthi Sheme, Erjon Sheme, këngë të Elvis Presley, Michael Jackson, Beatles etj. Shumë bukur dhe me emocion ekzekutoj edhe solistja e shkollës se muzikës Kamela Imështaj.
Krahas kësaj arritjeje tepër të suksesshme të këtij koncerti, më duhet të theksoj diçka që më bëri përshtypje shumë të madhe, ishte e pa tolerueshme që në këtë koncert të mos të kishte nje foni, e cila të kishte disa mikrofona dhe altoparlantë profesional, ishte shumë për të ardhur keq, që në një koncert kaq dinjitoz të ishte një foni aq primitive, si ato të viteve ‘70-‘90. Si ka mundesi që një sallë koncertesh të mos të kete një sistem fonie!!
Ajo që më bëri përshtypje shumë të madhe, ishte mungesa e një formacioni të vogël orkestral që të shoqëronte të gjithë programin. Erjoni e realizoj shumë mirë me piano të gjithë koncertin, por pyetja lind vetëvetiu, ku mund të jenë vallë këta instrumentistët që i prodhon vetë kjo shkollë, përveçse në këtë koncert ??
Dhe për të ardhur keq, ishte mos prezenca e mësuesve të kësaj shkolle, që mir që nuk dhanë kontributin e tyre në këtë koncert, por nuk morrën pjesë as si spektator. Në me mos me dëshirë, ata duhej të ishin të detyruar të merrnin pjesë në këtë koncert, qoftë si instrumentist, qoftë si spektator, sepse ky koncert i dedikohej shkollës së tyre. Në këtë koncert nga mësuesit ishin pjestar, vetëm Kristaq Lena, Jonoda, Edmond Stefa dhe Ilir Bele.
Mu duk sikur në atë shkollë ishin petagog vetëm Kristaq Lena, Jonida, Edmond Stefa dhe shëmbulli i të gjithë petagogëve të shkollës, muzikanti dhe kompozitori i talentuar Erjon Sheme.
Faleminderit Erjon për kënaqësinë e madhe që na dhurove sonte.
Rik Hoxha dirigjent muzikolog





You must be logged in to post a comment.