Sa mire kur lexojme dhe shikojme qe sukeseset e ansamblit Myzeqeja vazhdojne traditen e bukur te ketij grupimi artistik qe ka ndryshuar vetem aktoret nder vite me kontributet e tyre te spikatuara por asnje here nuk ka devijuar nga misioni i tij kulturor, etnografik dhe muzikor.
Keto kujtime nga historia e jetes sime me dy breza po e bej share me mikun tim Rik Hoxha.muzikologu se fundi i cdo gjeje qe ka feshferitur dhe kenduar myzeqarshe dhe fierakshe per nje mision qytetar edhe intelektual ;HISTORIA E ARTIT DHE MUZIKES NE PERGJITHESI NE FIER.
Ne vitin 90 ansambli myzeqeja mori nje ftese per te marre pjese ne festivalin e Trasbonit ne Turqi.Duke qene qe akoma shqiperia ishte ne grahmat e fundit te regjimit sigurisht qe cilesia artistike dhe prekupimi dujet te ishin maksimal per vete kohen qe kalonte vendi ne kete periudhe te ndryshimeve.Udheheqesi artistik Nikollaq Bulo .Koerograf Shaqir Seci Drejtues Muzikor Gezim Muhaj.
Soliste ne kete turne ishin Vilson Shaho,Vasilika Stamo, Petraq Shyti si dhe kengetare te ardhur nga Tirana pasi akoma vazhdonte mendesia qe ministria e kultures duhet te nderhynte me artiste dhe istrumentiste sigurisht qe ska nevoje per komente ky fakt qe digjte artiste lokale per shkak te imporit nga qendra.
Orkestrina perbehej nga Gezim Muhaj, Albert Aliaj,Arjan Papa,Edmond Stefa,Robert Hoxha Destan Byziu ,Mit Nushi dhe Henerik Mazreku ne muziken e valleve.
Grupi I valleve me Koregrafi te Shaqir Secit nje artist I ardhur nga malesia e Tropojes qe per derisa jetoj ne Fier u be me fierak se vete Fieraket pasi u largua nga jeta ne vitin 2006 pas nje ataku kardiak.Me valletare si Arben Byzyka,Met Fejzullahu,Nardi Goga,Sander Tanku, Arben Mane,Agron Prifti DHE diss valltare me te rinj perkrah valletareve te mirnjohura Elvira Curri, Monda Dano, Bejka Hako, Rajmonda Ademi ,Alma Shtbari,Adelina Yzeiri,Majlinda Dushku ,Rovena Goga DHE te tjera me te reja sollen nje larmi te valleve qe prezantuan neper keto skena ne vitin 1990 ne qershor.
Ka qene Hera e fundit qe shoket e komitetit te partise DHE ata te Deges se puneve te brendeshme na mblodhen para se te hipnim ne autobusin e ardhur nga ministria e kultures duke na kujtuar sistemin tone qe demek ishte ne I mire se ai kapitalisti ne Turqi DHE verr verr ….,
Ne kete turne ansambli home korri sukses per vete pergatitjen e tij ,sigurisht duke qene akoma nen regjim repertori perfaqesonte gjithe shqiperine DHE kjo I jepte larmi DHE ritem programit bashkuar me veshjet popullore te krahinave te ndryshme sigurisht qe cmimet ishim rezervuar per grupin tone.koncerti ne Trasbon Kezellxhahamam apo samsun bene jehone te madhe pasi u ndoqen nga shume bashkatdhetare ne turqi.te cilet na shoqeronin neper cdo qytet duke na dhuruar kenaqesi packs se shoket be sigurimit na rrinin nga pas.
Fituam cmimin e pare ne Samsun DHE nisem odisene e kthimit ne atdhe ne udhetim 1400 km me autobus.Ne kthim Nisi odiseja e arratisjes nga autobuzi Ku dy djem te grupit te valleve ndaluan ne greqi per te nisur rrugen e mergimit qe sa kishte nisur.
Gjate Kesaj kohe ansambli kishte ne program per cdo vit premieren e ansamblit duke e shoqeruar me koncerte neper qytete DHE qendrabte tjera jashte skenave.
Koncerti I radhes do te ishte ne festivalin ne gjeorgji Ku grupi pavarsisht largimeve ne emigracion pak a shume ishte I tille.
Por ne Tbilisi ne u mjaftuam vetem me nje koncert ne rruge pasi era e ndryshimeve Kishte ardhur per bashkimin Sovjetik DHE republika e veteshpallur e gjeorgjise beri qe festival I deshtoj ne nisje te tij.
Shume grupe nuk munden te hyjne ne vend pasi policia nuk siguronte garancine per grupet, Ndaj DHE grupi jone me sponsore Jashar Dacin u kthye pasi ndenji dy dite me nje minikoncert .
Kthimi ne atdhe kesaj here la gati 30% te grupit neper greqi DHE turqi.
Konerti I radhes erdhi ne vitin 1993 ne festivalin e friburgut ne zvicer.
Kesaj here orkestrina solli DHE klatinetistin Neki Bajrami violinistin Albert Nasto Fredi Tase por DHE kengetaret popullore Bani Nano DHE Haziz Hatia,si DHE Anila Gjermeni.Nderko qe veterani I kenges fierake Timo lule qendisi repertorin me kengen e vjeter fierake bashke me kengen myzeqare te ciftit Hatia DHE Nano.Kesaj here ftesa e specifikonte qarte se ne duan repertorin autokton fierak DHE jo nje program te pergjitheshem shqiptar.Ndihmesa shume e madhe e specialiteve te ministrise se kultures Viktor Sharra DHE Ylliet Alicka beri qe programi une te Shihemi me zili nga gjithe specialiste e ne europen perendimore pasi ishte I pari grup qe prezantonte vlera te mirfillta folklorike te nje zone ne shqiperi.
Kesaj here e beme Bingo me cmimin e arte te folkut ne friburg .
Veshjet tona qe per shume specialiste ishin greke habiten stafet organizatore per vertetesine e letter veshjeve shqiptare.Radio Zvicera beri nje record audio te programit tone specifikisht vetem te muzikes Myzeqare.
Perfundimisht u ndjeme myzeqare me Artin vallet rretheshe dyshe myzeqare apo ajo e vajzave.Kabaja e Neki Bajramit u quajt si nje perle ,nderko qe Kenga tip marres hedhes DHE prites erdhi si risi per specialistet e folkloristet boterore.
Bene DHE koncerte neper rruget e zyrihut Ku sigurisht qe e kthyem pak pllaken se kosovaret na ndqinin hap pas hapi ngado.
Kjo ishte ana e mire se dihet kthimi ne atdhe ,kesaj here 50 me 50. Valletare muzikante kengetare kesaj here e lane bosh autobusin duke qendruar kush ne zvicer kush ne itali.
Por te gjithe e kuptonin se keta artiste kishin nevoje per nje jete me dinjitoze paska se arti I tyre nuk ushqente familjet por vetem behej barre me priva te perditeshme pa pagese vetem nisur nga Deshira per te perfaqesuar Myzeqene me pasionin amator qe per vete kohen u be profesion pa pagese.Kujtojme ne kete Turne DHE grupin shoqerues si Ilir Dano Berti Bitri Fatmir Kapllani te cilet asistuan ne debatet per standartet DHE veshjet e grupit tone.
Vitet 94-95 sollen nje grume me te rinj pasi shume artiste e gjeten vehten ne kurbet Ndaj ne dy festivalet e tjera ne Itali DHE Greqi grupet u perpoqen te benin me te miren nderko qe ikjet e vinin punen nga e para per talente te reja ne art.
Duhet theksuar se stafi bashke me orkestren ishin gati te njejte por valletaret DHE kengetaret I linin vendin te rinjeve gje qe solli DHE risi te reja pervete menyren natyrale te zevendesimit.Pak a shume kjo ishte historia e ketij grupi artistic ne kete periudhe te veshtire te tranzicionit sigurisht DHE artistik ne mendesi DHE burime njerezore.
Gezim Muhaj udheheqes artistik I ansamblit Myzeqeja.








You must be logged in to post a comment.