Kryeministri Rama në takimin me shqiptarët në SHBA lajmëroi se shumë shpejt do të prezantohet paketa e maleve, një mbështetje për shqiptarët që do duan të investojnë në vendlindje.

“Do publikojmë program të ri për zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona. Paketa e maleve, të gjithë atyre që janë në emigracion dhe duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave, detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Thirrja për shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe në Europë, nuk është ktheheni përgjithmonë, por po të investoni kursimet në Shqipëri, te shtëpia e gjyshit për ta kthyer në argotizëm, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit se nga ai që u jep punë këtu dhe që ju paguan me një rrogë. Kështu flasin shifrat e gjithë atyre që kanë filluar ta bëjnë atë gjë.

Kush e ka një tokë të trashëguar sidomos në veri të Shqipërisë bën një investim të madh. Sa i përket titujve të pronësisë, do kenë mbështetjen tonë të menjëhershëm edhe titullin e marrjes së tokës në përdorim e për ta gëzuar më pas për gjithë jetën” tha Rama.

Ndonëse nuk dha një datë fikse, në përgjigje të një shqiptareje në takim, Rama garantoi se fluturimi I parë direit do të kryhet nga New York.

“Aktualisht aeroporti po negocionon me kompaninë Delta për të nisur fluturime direkte nga Amerika në Shqipëri, nuk e di kur do vijë. Rinasi, zgjati pistën për fluturime transoqeanike.

Do bëjmë edhe aeroportin e Vlorës, që do jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon, jemi në diskutime me Air Albania për një fluturm të drejtpërdrejtë të saj, dhe fluturimin e parë kur do ndodhë nuk ja u them dot, por kur të ndodhë do e bëjmë këtë në New York.

Koha e gjatë që ju keni pritur për të patur një fluturim me Shqipërinë nuk do jetë aq e gjatë. Tur operatorët në Amerikë kanë kërkesa të rritura për të vizituar Shqipërinë” u shpreh Rama.

Trending