Sot u nda nga jeta një Gjysh, një Prind, një Bashkshort, u nda nga jeta intelektuali dhe Firaku fisnik Dhori Koliçi.
Dhori lindi, u rrit dhe jetoj në këtë qytet gjithë jetën e tijë. Dhori ka punuar si shef finance dhe më vonë si drejtues në drejtorinë e kontrollit të higjenës. Më vonë me hyrjen e demokracisë Ai kishte ndërtuar me shum mund një agjensi shit-blerje pronash ku korrektësia e bëri një nga agjensite lider në treg.
Ai ishte një njeri që të impononte respekt me mirësjelljen dhe dashamirësine e tij. Të afërmit, miqtë, shokët dhe kushdo që e ka njohur do ta kujtojne gjithmone për korrektësine dhe buzëqeshjen e tij të ngrohtë.
Dhori Koliçi do përcillet për në banesën e fundit këtu në Fier ditën e mërkurë datë 27.11.2024 ora 11:30.
Vizitat pritet te shtepia furnerale Parajsa(Emini), diten e marte pas ores 12:00
Sofra Fierake I bashkohet ngushellimeve per kete figure qe do mungoje ne fier por jo ne parajse.
Të qoftë e lehtë lëndina e u prehsh në paqe Dhori Koliçi.

Trending