Lamtumire Boris Bullati!

Një lajm i trishtë vjen nga Fieri.

Pak caste më parë ka ndërruar jetë në moshën 76 vjecare Boris Bullati.Për të gjithë sportdashësit fierakë Boris Bullati do të mbahet mënd si një nga basketbollistët më të mirë të Apollonisë të viteve 1970-1980.

Borisi ishte një nga lojtarët më teknik të skuadrës së drejtuar nga profesor Mico Gjini dhe nëse në vitet që ai luajti për Apolloninë do të ishte rregulli i tre pikëve,padyshim që ai do të ishte koshshënuesi më i mirë shqiptar i asaj kohe së bashku me të famshin Agim Fagu.

Edhe pse ai vinte nga një familje e persekutuar, ai kurrë nuk e ndjeu persekutimin pasi kontributi i tij për skuadrën e Apollonisë i dha atij shansin për të qënë jo vetëm në formacionin bazë por të ishte edhe shtylla kryesore e kesaj skuadre.

Të gjithë sportdadhësit fierak kanë të freskëta në memorien e tyre gjuajtjet nga distanca të Boris Bullatit që me saktësinë e tij ngrinte peshë Stadiumin e Lojërave me Dorë.

Grupi “Sofra Fierake” i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjes Bullati,gruas së

tij Margarita, vajzës Miranda dhe djalit Alket.

Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e hënë ora 15.00 në varrrezat e qytetit Fier.Lamtumirë Boris Bullati!

NGA ARBER EMIRI

Trending