Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij. Sejdiu e ka cilësuar si nder besimin e dhënë nga përfaqësuesit e dy partive, duke theksuar se kandidatura e tij është si kandidat jo-partiak.

“Dy partitë kanë arritur pajtueshmëri për emrin tim. Kjo më bën të nderuar besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive”, ka deklaruar Sejdiu. Ai ka thënë se fillimisht ambicia e tij ka qenë e orientuar më shumë drejt fushës akademike, por ka vendosur ta pranojë propozimin duke marrë parasysh përgjegjësinë që bart posti i presidentit dhe situatën aktuale politike në Kosovë.

Leave a comment

Trending