
Në letrën që Elisa Spiropali ka shkruar për Edi Ramën ajo nuk e përmend fjalën dorëheqje, por duke i kërkuar të ndryshojë shkon akoma më tej; paralajmëron ndëshkimin e tij nëse ai nuk tërhiqet. “Historia i ka ndëshkuar ata që kanë menduar se një shumicë parlamentare mund ta zëvendësojë besimin e qytetarëve” shkruan Spiropali në një letër të gjatë ku e rithekson se e vlerëson Edi Ramën, por i kërkon atij të hapë rrugën e ndryshimit dhe të shohë me kthjelltësi atë që po ndodh. Përndryshe, ndryshimi i imponuar nga jashtë paralajmëron Spiropali do të jetë “i dhimbshëm”.
“Mblidhi strukturat e PS të marrin vendime. Udhëhiqe procesin e ndryshimeve, mos përforco mitin e pazëvëndueshmërisë. Duhet të kalojmë nga kultura e individit në kulturën e institucionit. Një parti që nuk di të ndryshojë nga brenda, shpejt detyrohet të ndryshojë nga jashtë. Dhe ndryshimi i imponuar nga rruga është gjithmonë më i dhimbshëm se ndryshimi i menduar në kohë” shkruan Spiropali në letrën e saj drejtuar Ramës.






Leave a Reply