TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

FIER– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “1 maji” në qytetin e Fierit, ku u ekzekutua me armë zjarri Selami Hasani, i cii vetëm pak javë më parë kishte dalë nga burgu. Shekulli mëson se Hasani i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba dhe humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pranë portës së shtëpisë së tij.

TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Po ashtu i lënduar mbeti edhe nipi i tij, i cili u transportua në spital, për ndihmë mjekësore. Mësohet se Jakup Hasani ka marrë 3 plumba, më konkretisht 2 e kanë kapur në zonën e barkut dhe 1 tjetër në nofull.

Ndërkohë në banesë ka mbërritur dhe trupi i pajetë i 60-vjeçarit, teksa disa familjarë shihen në lot, si pasojë e ngjarjes së rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, në makinën e djegur që u përdor nga autorët, policia gjeti edhe dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën nga autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar.

Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit.  Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”, ndërsa si pasojë e serisë së hakmarrjes janë shkaktuar të paktën 5 viktima.

🇺🇸 AMAZON STORE
BLINI ONLINE, MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE!
Zbuloni dyqanin tonë dhe produktet e përzgjedhura.
VIZITONI DYQANIN AMAZON
Si Amazon Associate, përfitoj nga blerjet kualifikuese, pa kosto shtesë për ju.
Bashkë ndihmojmë TV Iliria të flasë më shumë shqip në diasporë!

Leave a Reply

Trending