
Një projektligj i ri në Kongresin amerikan mund t’u japë mundësinë disa emigrantëve që kanë urdhra përfundimtarë deportimi të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.
Projektligji, i quajtur “Protect Our Neighbors Act”, u prezantua më 19 nëntor 2026 nga katër ligjvënës demokratë.
Çfarë parashikon propozimi?
Sipas projektligjit, disa urdhra deportimi mund të skadojnë pas 10 vjetësh, nëse personi ka qëndruar vazhdimisht në SHBA dhe plotëson kushtet ligjore.
Për të përfituar nga rruga e propozuar drejt Green Card, aplikantët duhet, ndër të tjera:
* Të kenë qëndruar në SHBA të paktën 10 vjet pas urdhrit të deportimit.
* Të kenë respektuar kushtet e mbikëqyrjes nga autoritetet.
* Të mos kenë pengesa të caktuara penale ose të sigurisë kombëtare.
* Të paraqesin dokumentacionin e kërkuar tatimor.
Tarifa e aplikimit, sipas propozimit, nuk do të kalonte 1,200 dollarë.
KUJDES: KY ËSHTË VETËM NJË PROJEKTLIGJ!
Ligji nuk është miratuar dhe aktualisht nuk ekziston një program i ri aplikimi për Green Card sipas kësaj nisme. Urdhrat ekzistues të deportimit mbeten në fuqi.
Burimi: Newsweek, 23 nëntor 2026.





Leave a Reply