TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Studentët kanë regjistruar fitoren e parë ndaj paketës “anti-dhunë” që qeveria miratoi për mbarrëvajtjen e protestave.

TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Konkretisht Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë zbatimin e dispozitës që parashikon gjoba administrative për bllokimin e rrugëve gjatë zhvillimit të tubimeve, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për kushtetutshmërinë e aktit normativ nr. 5/2026. Gjykata vlerësoi se formulimi i kësaj dispozite është i përgjithshëm dhe nuk bën dallim mes tubimeve të autorizuara dhe atyre të tjera, duke krijuar paqartësi që mund të sjellin pasoja serioze për liritë dhe të drejtat kushtetuese.

Gjithashtu, Gjykata vendosi që çështja të shqyrtohet me përparësi. Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e aktit normativ është kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike, më 25 nëntor 2026.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Më 26.11.2026, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi kërkesën për pezullimin e pjesshëm të zbatimit të aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001, ‘Për tubimet’”.

Kërkesa për pezullim u paraqit nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri dhe grupimet informale studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin në tërësi të aktit normativ.

🇺🇸 AMAZON STORE
BLINI ONLINE, MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE!
Zbuloni dyqanin tonë dhe produktet e përzgjedhura.
VIZITONI DYQANIN AMAZON
Si Amazon Associate, përfitoj nga blerjet kualifikuese, pa kosto shtesë për ju.
Bashkë ndihmojmë TV Iliria të flasë më shumë shqip në diasporë!

Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës për pezullim.

2. Pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që shton nenin 24/1, pika 2, të ligjit “Për tubimet”. Kjo dispozitë parashikon sanksion administrativ për bllokimin e rrugëve automobilistike ose të akseve rrugore gjatë një tubimi, me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.

3. Shqyrtimin me përparësi të çështjes.

Çështja për shfuqizimin e aktit normativ ishte kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike më 25.11.2026.

TV ILIRIA CHICAGO
MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE NË AMERIKË!
Çdo blerje kualifikuese përmes lidhjes sonë mund të na sjellë komision, pa kosto shtesë për ju.
HAP DYQANIN TONË
Të ardhurat ndihmojnë në krijimin e më shumë programeve shqip për diasporën.
TV ILIRIA • AMERIKA 🇦🇱🇺🇸

Leave a Reply

Trending