TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së pas përjashtimit të deputetes Elisa Spiropali. Ai ka hartuar një “dokument sekret” të grupit të PS-së se ish-kryeparlamentarja ka “shkelur vijën e partisë” duke “cenuar unitetin rreth udhëheqësit”. Më poshtë, “vendimi” i publikuar nga Lutfi Dervishi që heq një paralele me përjashtimet e kohës së komunizmit:

TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

GRUPI PARLAMENTAR

Sekret

V E N D I M

🇺🇸 AMAZON STORE
BLINI ONLINE, MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE!
Zbuloni dyqanin tonë dhe produktet e përzgjedhura.
VIZITONI DYQANIN AMAZON
Si Amazon Associate, përfitoj nga blerjet kualifikuese, pa kosto shtesë për ju.
Bashkë ndihmojmë TV Iliria të flasë më shumë shqip në diasporë!

Grupi Parlamentar i PSSH-së, në mbledhjen e tij të datës 24 nëntor 2026, në frymën e vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë, të datës 14 nëntor 2026, dhe të fjalimit të Udhëheqësit, vendosi:

Të përjashtojë nga Grupi Parlamentar Elisa Spiropalin, për qëndrime të papajtueshme me vijën politike të Partisë, shfaqje të theksuara individualizmi, kontakte të papërshtatshme me elementë jashtë PS-së dhe cenim të unitetit të Partisë rreth udhëheqësit të saj.

Të ngarkojë Kryesinë e Grupit Parlamentar që të zhvillojë punë sqaruese me shokët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, të cilët nuk u ngritën në lartësinë e momentit politik dhe abstenuan në marrjen e këtij vendimi.

Të shtohet vigjilenca në radhët e Grupit Parlamentar ndaj shfaqjeve të huaja, frymës së grupazhit dhe ndikimit të elementëve të jashtëm.

GRUPI PARLAMENTAR I PSSH-së

TV ILIRIA CHICAGO
MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE NË AMERIKË!
Çdo blerje kualifikuese përmes lidhjes sonë mund të na sjellë komision, pa kosto shtesë për ju.
HAP DYQANIN TONË
Të ardhurat ndihmojnë në krijimin e më shumë programeve shqip për diasporën.
TV ILIRIA • AMERIKA 🇦🇱🇺🇸

Tiranë, më 24.11.2026

Leave a Reply

Trending