TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE
vibrant albanian flag waving against blue sky

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Pas pesë shekujsh nën Perandorinë Osmane, shqiptarët u bënë më në fund zot të vendit të tyre.

TVILIRIA LIVE
Transmetimi LIVE
▶ SHIKO LIVE

Asambleja e Vlorës, e mbledhur atë ditë, zgjodhi Ismail Qemalin kryetar të Qeverisë së Përkohshme. Vendimi u mor në një kohë kur fqinjët ballkanikë kërkonin ta ndanin Shqipërinë — dhe ngritja e flamurit në Vlorë ishte përgjigjja e shqiptarëve: Shqipëria është e shqiptarëve.

Sot, 114 vjet më vonë, 28 Nëntori festohet kudo ku ka shqiptarë — në Tiranë e Prishtinë, në Çikago e New York, në çdo shtëpi shqiptare në diasporë. Është dita e flamurit, e gjuhës dhe e krenarisë kombëtare.

Për shqiptarët e Amerikës, 28 Nëntori është edhe dita kur u kujtojmë fëmijëve tanë se nga vijnë — që shqipja dhe flamuri të mos harrohen kurrë, edhe larg atdheut.

Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

🇺🇸 AMAZON STORE
BLINI ONLINE, MBËSHTESNI GJUHËN SHQIPE!
Zbuloni dyqanin tonë dhe produktet e përzgjedhura.
VIZITONI DYQANIN AMAZON
Si Amazon Associate, përfitoj nga blerjet kualifikuese, pa kosto shtesë për ju.
Bashkë ndihmojmë TV Iliria të flasë më shumë shqip në diasporë!

Burimet: Historia e Shqipërisë, Wikipedia.

Lux

Leave a Reply

Trending