
Një banderolë e madhe me mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg” është vendosur nga studentët në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ku prej orës 14:00 po zhvillohet protesta e paralajmëruar kombëtare. Në tubim janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët më herët u grumbulluan para Kryeministrisë dhe më pas marshuan drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar protestës së studentëve.
Gjatë protestës janë regjistruar edhe tensione mes disa mbështetësve të opozitës dhe protestuesve. Deri tani raportohet se dy persona janë shoqëruar nga policia.
Studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat, pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog. Në mbështetje të tyre janë shprehur edhe pedagogë, ndërsa protesta vijon përpara Ministrisë së Arsimit.





Leave a Reply