Kongresmeni amerikan Robert Aderholt ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për tensionet dhe përshkallëzimin e situatës në ditën e pestë të tubimeve. Në deklaratën e tij, Aderholt thekson se qytetarët shqiptarë duhet të kenë të garantuar të drejtën për t’u shprehur dhe kërkon respektimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e institucioneve me përgjegjësi.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën, ndërsa kërkoi nga qeveria shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Kongresmeni amerikan u ndal edhe te roli i të rinjve, duke theksuar se ata duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Reagimi
“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

Leave a Reply

Trending