Presidenti Bajram Begaj raportohet se ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me situatën politike pas protestave të dhunshme në vend.

Bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme, ku protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë paraqitur propozimet për zgjidhjen e situatës.

Sipas “News24”, mes kërkesave të parashtruara para presidentit Begaj është shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar.

Sipas protestuesve, qeveria tranzitore do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Trending